Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Arbër Gumnishta i njohur ndryshe si Dj Dagz, ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”.
Mes shumë rrëfimeve, në lojën e “Paintball” Einxheli u pyet se si i ka raportet me vëllezërit Veshaj, me të cilët nuk flet prej kohësh.
“Nëse vëllezërit Veshaj do të të ftonin në një bashkëpunim, cili do të ishte reagimi yt?”, ishte pyetja që iu drejtua Einxhelit, e cila u përgjigj:
“Dua të shoh kontratën dhe sa është pagesa pastaj flasim”.
Arsyeja pse Einxheli përmendi kontratën është pasi në një bashkëpunim vite më parë me vëllezërit Veshaj, ajo nuk është paguar aspak nga ata, çka solli dhe krisjen mes tyre.
Sa i përket Beniadës, Einxheli tha se nuk ka patur një sherr mes tyre por vetëm hatërmbetje nga ana e moderatores, por që sipas saj shoqëria e tyre e meriton njé mundési të dytë pasi kanë kaluar momente të bukura bashkë.
“Ne nuk jemi zënë asnjëherë me Beniadën. Nuk ka pasur konflikte, sherre. Ka qenë një hatërmbetje nga ana ime dhe kemi folur para disa ditësh me njëra-tjetrën. Kemi folur dhe të them të vërtetën më mungon shumë dhe e vlerësoj për gjithçka që ka bërë për mua. Mendoj se gjithçka koha e shëron dhe kur shohim videot më njëra-tjetrën sa mirë kemi kaluar, ja vlen një shanc i dytë”, u shpreh Einxhel.