Nje foto e postuar nga moderatorja Kiara Tito krijoi mjaft buje ne rrjet, pasi fustani qe ajo kishte veshur ishte i njejte me ate te nje femre qe reperi Mozzik kishte postuar ne InstaStory-n e tij.
Kjo solli aludime te shumta se mes dyshes mund te kishte nisur nje lidhje dashurie, ndersa Kiara u ndje e detyruar te hidhte poshte te gjithe zerat.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, Kiara u shpreh se femra ne foto nuk eshte ajo dhe kerkoi qe te vertetoheshin rrethanat perpara se te perhapeshin fjale te tilla.
Mirepo mbremjen e sotme ajo ishte e ftuar ne “Goca & Gra”, ku nuk i shpetoi kesaj teme ne lidhje me Mozzik.
Kiara tregoi se fustani ishte blere ne nje marke ekonomike, ku mund te blihet nga shume vajza e me pas ajo tregoi se kishte marre shume mesazhe nga fansat e Mozzik se si mund t’ia bente dicka te tille Loredanes.
Moderatorja i hodhi serish poshte zerat, teksa tregoi se momentalisht eshte single.