Varesia ndaj rrjeteve sociale apo opinioni qe krijojme per jeten ‘perfekte’ te perdoruesve te tjere qe ndjekim apo shohim, po zhvillohet dita dites si problem.
Shpesh harrojme se ne fakt ajo cka shfaqet ne rrjetet sociale nuk eshte realiteti dhe jeta e vertete e askujt, por gjithsecili prej nesh perpiqet te ekpozoje vetem anen e bukur te perditshmerise.
Keshtu ndodh edhe me personazhet publik, jeta e te cileve na duken me e lehte e me më pak probleme, por ne fakt nuk eshte gjithmone keshtu.
Per kete ka folur pikerisht moderatorja Alketa Vejsiu gjate nje bisede virtuale me ndjekesit e saj.
“Si ia ben qe je kaq e forte Alketa, mua me duket sikur me permbyset bota. A beson tek ZOTI????”- ishte shkrimi i nje prej ndjekesve, ndersa moderatorja iu pergjigj:
“Hmmmmm. Here e forte dhe here e brishte! Ajo qe nuk tregojme e qe nuk duket ne instagram. Por qe na ben njerezor. Ndjeshmeria eshte per ne vajzat element femeror. Edhe burrat qajne, shpesh pa lot, pa ze, ne heshtje! Loti s’eshte dobesi! Eshte ndjeshmeri! Ka zemer aty ne anen e majte te krharorit, ka zemer!❤ Po besoj tek Zoti shume, Dhe lutem gjithmone falenderoj dhe lutem!”
Kujtojme se pak me pare Alketa foli serish per kete teme, teksa u pyet se si arrin te jete gjithnje pozitive dhe ne forme.
“Ashtu dukem por s’jam gjithmone. Ndonjehere kam ditet e mia te merzitura, me energji te ulet! Zhgenjime nga njerez qe duam e vleresojme, diskutimet profesionale, gjera qe shpesh nuk ecin mire, dallget e jetes. Per askend jeta nuk eshte det i qete! Nuk me duket bukur te postoj gjera te merzitura e probleme jete ketu, ti shtoj dhe ca te tjera njerezve a thua skane halle e beteja mjaftueshem çdo dite. Kjo do me bente me te vertete e te prekshme por te mbash Instagram-in si nje mjet pozitiviteti dhe lumturie, frymezon njerez dhe i ngre lart, keshtu qe kam vendosur te postoj kontent inspirues dhe te lumtur shumicen e kohes”.- ishte mesazhi i moderatores.