Beatrix Ramosaj u be virale në rrjetet sociale për një frazë që ajo e kishte thënë brenda shtëpisë së “BBV”.
Këngëtarja për një moment ishte shprehur se “si i thonë ‘bukur’ në shqip”, fraze e cila u komentua shume.
E mesa duket me një dilemë të tillë të pakuptimtë e kishte “infektuar” aso kohe edhe të dashurin e saj, Donald Veshajn, me të cilin ishte në lidhje gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
Në bisedën e zhvilluar mes disa banorëve, Donaldi mund të shihet teksa në një moment pyet: “Si i thonë ‘si jashtë shtetit’ në shqip”.
Si duket presioni brenda mureve të shtëpisë së “BBV” bënte që ata të gabonin shumë.