Olivia Rodrigo ishte një nga emrat që rrëmbeu më së shumti trofe në edicionin e fundit të Grammy Awards.
Artistja mori tre trofe, por jo të gjithë i dërgoi në shtëpi si duhet pasi njëri iu thye në prapaskenë.
Pasi trofeu ra në dysheme dhe u këput në dysh, 19-vjeçarja qëndroi aty, me dy gramafonët e tjerë në dorë, me një pamje të tronditur në fytyrë.
Një fotograf u përpoq të qetësonte Rodrigon duke thënë: “Nuk ka gjë” përpara se të shtonte me shaka: “Ne thjesht do ta vendosim në faturën tuaj” në një video të postuar në Twitter nga Variety.
Fatmirësisht, një asistent erdhi për të shpëtuar dhe përkohësisht e vendosi trofeun përsëri së bashku, në mënyrë që këngëtarja e “Good 4 U” të mund të përfundonte fotot me çmimin e saj për “Artistja e re më të mirë”, “Albumin më të mirë pop vokal” dhe “Performancën më të mirë solo pop”.
E njëjta gjë ndodhi me Swift-in në Grammy 2010, atëherë 20 vjeçe ra aksidentalisht dhe theu një nga katër çmimet e saj në prapaskenë dhe kishte nevojë për ndihmë për ta bashkuar atë.