Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati bëri hapjen e gjysmëfinales së parë të Eurovision-it me një perfomancë të zjarrtë.
Ronela mori një mbështetje të madhe nga publiku por nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shkuar në finale.
Të shumtë ishin komentuesit shqiptarë dhe jo vetëm që mendonin se skualifikimi i Ronelës nuk ishte i drejtë.
Gjatë ditës së djeshme në “Shqipëria Live” u diskutua sigurisht mbi temën më të zjarrtë të diteve të fundit.
Në lidhje “Skype” ishte i ftuar kryeredaktori i “Wiwiblogs”, William Lee Adams. Ai foli rreth Eurovision në përgjithësi dhe performancës së Ronelës në veçanti.
Pse nuk shkoi Ronela Hajati në finale ishte pyetja që moderatorët e programit i shtruan Lee.
“Nuk e dimë derisa të shohim rezultatet të shtunën. Por tani është e vështirë të themi. Rezultatet e jurisë jepen pas finales së madhe.
Ka patur 200 gazetarë, brohoritma shumë dhe është pëlqyer performanca e Ronelës. Juria do të zbulojë votat pas finales së madhe”, tha Lee Adams.
Ndërsa i pyetur nëse ka komunikuar me këngëtaren shqiptare, gazetari u shpreh se “po”.
“Kam biseduar përmes ‘WhatsApp’ pas rezultateve për në finale. Më nisi një foto dhe duket se është pak e lënduar. Por ka fituar shumë fansa nga e gjithë Europa”, përfundoi ai.