Megan Fox gjeti “DM dhe mesazhe të dyshimta” në telefonin e të fejuarit të saj Machine Gun Kelly që e shtynë atë të “besonte se ai e kishte tradhtuar”, sipas “Page six”.
Problemet filluan fundjavën e kaluar kur ylli i “Jennifer’s Body”, fshiu shumë nga fotot e saj me këngëtarin 32-vjeçar. “Mund ta shijosh pandershmërinë/është mbi të gjithë frymën tënde”-shkroi ajo më pas në caption e një postimi në Instagram shkëputur nga një këngë e Byonce.
Më vonë ajo fshiu Instagramin e saj dhe hoqi unazën e fejesës.
Burimi i “Page Six” thotë: “Ata janë ndarë, por Megan po sheh se ku janë. Ajo dëshiron të shohë se çfarë mund të shpëtojnë.”
Burimi shtoi se Machine Gun Kelly “me të vërtetë dëshiron të rregullojë gabimin”.
Ndërkohë, një burim i tha People, “Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duken mjaft serioze këtë herë.”
Në frymën e rregullimit të marrëdhënies së tyre, dyshja u fotografuan së bashku në një makinë në ditën e Shën Valentinit, duke lënë një ndërtesë për terapistë çiftesh.
Fansat online spekuluan se tradhtia mund të ketë të bëjë me kitaristen e Kelly-t, Sophie Lloyd.
Fox dhe Kelly filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe u fejuan vitin e kaluar.
Burimi: /Revista Class