Moderatorja Kiara Tito ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen e saj.
Së fundmi, gjyshja ka qenë e ftuar në Shqipëria Live ku ka diskutuar mbi rrugëtimin e mbesës në Big Brother Vip.
Ajo tregoi se Kiara është natyrë e qetë dhe do të donte të ishte pak më aktive në shtëpinë vip e gjithashtu u ndal tek raportin i Kiarës me Luizin.
‘Është vetvetja aty ka hyrë vetëm do dalin vetëm tha, rruga se si do ecin se si shkojë është puna e tyre. Ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.’
Gjyshja e saj theksoi se e ndjek Kiarën në çdo moment.
“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”- u shpreh ajo.