Si e ka marrëdhënien me vjehrrën? Klea Huta flet “pa dorashka”

Artistja e njohur, Klea Huta ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Goca dhe Gra”, ku ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ndër të tjera, ajo foli dhe për marrëdhënien që ka me vjehrrën, pra me nënën e Elgit Dodës.

Klea rrëfeu se marrëdhënia e saj me vjehrrën është mjaft e mirë.

Madje, këngëtarja dhe aktorja tha se ngjan shumë me vjehrrën e saj pasi janë që të dyja mjaft të ndjeshme.

Jo vetëm kaq por Klea rrëfeu dhe takimin e parë me nënën e Elgitit.

Ajo tha se që kur janë takuar për herë të parë, vjehrra e ka parë atë si vajzën e saj.

“Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, theksoi ndër të tjera Klea.

Por ja çfarë tha artistja:

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shumë mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”.