Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.
Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë.
E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Fjoralba poston shumë rrallë foto dhe video me familjarët e saj, ama vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar në Instagram një foto, duke na prezantuar për herë të parë me motrën e saj më të vogël dhe mund të themi se duken “si dy pika ujë”.
Në foto Fjoralba shkruan: “Dashuri motrash”.