Diten e djeshme ne “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi foli per sfilaten e famshme qe u mbajt ne Kosove nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti.
Ashtu si cdo sfilate e Valdrinit, edhe kjo beri mjaft buje dhe jo pa ndonje arsye. Ne te u be edhe takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn.
Nga ana tjetër, Dalina Buzi tregoi dhe se si personazhet e Top Channel ishin ndarë në tavolinë.
Dalina tha se ndodhej e pranishme dhe vuri re se si dy njerëz të edukuar komunikuan me njëri tjetrin.
Jo vetëm kaq por moderatorja solli në vëmendje edhe Beatrix, e cila në fakt gjatë kohës që Donaldi me Borën u takuan, këngëtarja ndodhej për darkë me Antonela Berishën.
“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”, tha ajo.
Kujtojmë që takimi Bora-Donald solli shumë reagime në rrjete sociale.
Madje, edhe shumë video të tyre qarkulluan në rrjet, sidomos në momentin kur aktori i njohur, Donald Veshaj po i ndizte cigaren moderatores Bora Zemani.