Duket se Kiara Tito e ka thyer barrierën kundrejt Luizit e tashmë ka filluar t’i shprehë si asnjëherë më parë ndjenjat e saj.
Gjatë mbrëmjes së sotme, ajo i është drejtuar këngëtarit se sa më shumë kalon koha, aq më shumë dashurohet me të.
“Nuk është normale që sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndihem mirë me ty. Se mund të vijë një pikë që mërzitesh, por me ty është e kundërta, aq më shumë më shtohet dashuria“- iu drejtua Kiara Luizit.
Gjithashtu, përpara banorëve të tjerë Kiara u shpreh se në shtëpinë e BBV ka njohur dashurinë e jetës, referuar kështu Luizit, ndërsa më pas vendosën në telajo shenjat e duarve të tyre.