Si asnjehere me pare, Bora Zemani shpreh dashurine per mbeshtetesit e saj: “Jam fansja juaj”

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E  padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut.

Së fundmi, ndjekësit e saj i kishin krijuar një video të cilën moderatorja e shpërndau në instagram me një shkrim mjaft falenderues dhe emocionues.

“Oh sa më preku kjo video. Mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam dhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri! Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kushte që më jepni çdo ditë! Ju dua”, shkroi Bora Zemani.