Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” në Las Vegas.
Komediani Trevor Noah hapi ceremoninë duke komentuar shuplakën e famshme të Will Smith ndaj Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të së dielës së kaluar.
“Mirë, do prezantoj çmimet dhe kam besim se ju njerëz do qëndroni larg meje. Thonë se është më mirë të japësh se të marrësh. Epo, nuk jam i sigurt sepse të dielën e kaluar më mirë ta jepje sesa ta merrje (shuplakën)”, ironizoi Noah.
“As mos e mendoni këtë si një shfaqje çmimesh. Është një koncert ku do të japim çmime, do të dëgjojmë muzikë, do kërcejmë, do këndojmë, do të mbajmë emrat e njerëzve jashtë gojës dhe do t’u japim njerëzve çmime gjatë gjithë natës. Pra, le të hyjmë drejtpërdrejt në të”, tha komediani.