Në programin “Ditë pas dite” nga Fjodora Fjora, ishte i ftuar Kristi Aliaj.
Kristi është një nga ish-konkurrentët e programit të dashurisë Love Story.
Ai tregoi arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta.
“Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, tha Aliaj.
I pyetur nga Anaidi nëse është ndikuar largimi i Robert Aliaj nga emisioni, Kristi u përgjigj:
“Emocionalisht po, sepse unë erdha në program që të ishim të dy aty, ky ishte ingredienti i lezetshëm i show-t, që kisha babain përpara”.
Gjithashtu Kristi tha se i pëlqen bota e televizonit dhe po pergatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality.