Chiara Ferragni është një nga blogeret më të ndjekura, me 26 milion ndjekës në Instagram. Familja e saj, me partnerin Fedez, dhe dy fëmijët e tyre, Leo dhe Vittoria, duket shumë afër perfektes.
Megjithatë, edhe pse duken sikur merren vesh për gjithçka, edhe Chiara e Fedez kanë probleme e zënka, si të gjithë çiftet normale.
Madje këtë e ka pranuar publikisht vetë Fedez së fundmi. Artisti i njohur italian, në një intervistë të fundit ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Chiara, ndjekin në çift terapitë tek psikologu, por edhe pa qenë në asnjë krizë.
Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu. Fedez shprehet se:
“Mendoj që gjëja më interesante është të kërkosh normalitetin dhe të shkosh në terapi bashkë e jo veç e veç”.
Kujtojmë që shumë shpejt do të vijë për publikun “The Ferragnez”, një serial që do të zbulojë gjithçka që nuk dinim për familjen më të famshme të Instagram-it.