Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh.
Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.
Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada.
Në rrjetet e saj sociale, ajo shihet se bën një jetë luksoze, ku nuk i kursen drekat, darkat, udhëtimet. Por pas fasadës së rrjeteve sociale, duket se edhe ish-bashkëshortja e Stresit bën një punë të zakonshme, si çdo emigrant tjetër.
Në fotot e publikuara, ajo është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës.
E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.
Në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente. Një fakt të tillë e dinë edhe disa prej ndjekësve të saj, që nuk ia kanë kursyer ironinë në rrjetet sociale. Teksa publikon foto provokuese nga jeta e përditshme apo nga udhëtimet, komentet rreth punës nuk mungojn
“Pse bën si modele ‘Instagram’-i, kur punon si girls’ night club”, ka komentua një ndjekës i saj. Nga ana tjetër, Kejsi ka zgjedhur mos t’u përgjigjet, por të largojë të gjitha komentet që lidhen me Stresin apo komentet negative. Kujtojmë se jeta e saj teksa ishte partnerja e Stresit, ishte shumë më ndryshe. Mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ajo dhe Stresi shijonin një histori të bukur dashurie, duke e shndërruar në një personazh edhe në shtypin rozë.ë.