Dea dhe Kristi pas daljes nga Big Brother Vip janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke ngritur dyshimet tek ndjekësit për një romancë të mundshme mes tyre.
Pavarësisht aludimeve dyshja janë shprehur se janë thjeshtë miq e asgjë më tepër.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ata shprehën një pëlqim, por që nuk shkoi më tej.
Së fundm, Ronaldo Sharka nëpërmjet një postimi në rrjet ka trazuar përsëri ndjekësit.
Në foto shihet Kristi dhe Dea, duke drekuar së bashku, larg syrit të njerëzve dhe kamerave ne privatësinë e tyre.
Ronaldo shkruan se kjo foto ka ardhur në profilin e tij nga ndjekësit, ndërkohë që padyshim shtohen zërat për një lidhje romantike mes dyshes.