Mbrëmjen e sotme gjatë prime-t, do të bëhet i ditur se kush nga tre banorët e nominuar: Luiz, Kiara apo Bledi, do të eleminohet nga shtëpia e BBV.
Mirëpo, Luizi tregoi pak më parë se nëse do të jetë Kiara ajo që do të largohet, edhe ai do t’a lërë shtëpinë.
Megjithatë edhe pse qëndron një përqindje shumë e vogël që të jetë Luizi ai që largohet mes të nominuarve, banorët kanë treguar se cfarë pritet të ndodh nëse eleminohet këngëtari.
Si fillim foli Kiara, e cila tregoi se shtëpia pa Luizin do dukej shumë bosh.
“Nëse del Luizi kjo shtëpi shkon gropë e gjitha”, tha Kiara.
Ndërsa sipas Bledit, shtëpia do të dukej si një agjensi funerali.
“Nëse del Luizi shtëpia do humbasë një pjesë madhore të identitetit të saj, do ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë, se i mishëron të dyja. Do kthehet të paktën për një javë, jo se i bëj qefin po do dukej si një agjensi funerali, ku nuk do dëgjohet asnjë lloj zhurme, po ndoshta më vonë do ta rikuperojë veten, me hyrje të reja”.