Së shpejti Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar rezultatet e Këshillimin Kombëtar. Shumica e shqiptarëve kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
“Ne do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë, do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.
Siç duket nga rezultatet në tabelën e mëposhtme, 308.992 qytetarë kanë votuar pro, 148.092 kundër dhe 51.051 kanë votuar “nuk e di”.
Kryeministri Rama tha se zëri i qytetarëve do të kthehet në plane konkrete nga anëtarët e kabinetit brenda pak ditësh.