Ashtu si banoret e tjere te cileve iu be secilit nga nje suprize, edhe Einxhelit iu mundesua mbremjen e djeshme realizimi i nje prej endrrave qe ajo shpesh e ka permendur ne BBV.
Ajo ka dashur gjithnje te krijoj nje fondacion ne ndihme te vajzave ne pamundesi arsimimi per shkak te faktoreve te ndryshem, duke filluar qe nga niveli ekonomik, gjendja shoqerore, rraca, feja apo fshati ku jetojne.
Kjo deshire e saj u be mbremjen e djeshme realitet nga fondacioni “Dritan Hoxha”, ku Einxheli do te mund t’a realizoje ne formen e nje programi Talk-Show, te cilin do t’a moderoje vete ajo.
Persa i perket kesaj suprize, duket se ka patur edhe njerez jo fort te kenaqur, ose te pakten kjo u la te kuptohet.
Ishte aktorja Rudina Dembacaj e cila beri nje postim thumbues ne InstaStory, per arsye se te njejtin fondacion e ka krijuar edhe aktorja ne vitin 2020, te titulluar “Malesoret e mia”.
Rudina ka shperndare videon e saj ku jepte idene e fondacionit ne tetor te vitit 2020, e siper ka shkruar:
“8 tetor 2020, u zgjova me ide ‘origjinale’ te talenteve te ekranit”.
Me pas, ajo ka bere nje tjeter postim per te “ulur gjakrat”, por nga ana tjeter duke permendur “mbrojtjen e ideve” qe sipas saj eshte nje veper ne respekt te kujtdo.
“Që të kuptohemi… Jam shume e lumtur per cdo iniciative per vepra te mira! Zot u shtofshin!!! Mbrojtja e ideve eshte gjithashtu veper e mire, ne respekt te kujdo!”