Një ngjarje e bujshme si ajo e sëmundjes së Luizit në BBV nuk mund të kalonte pa u komentuar edhe nga regjisori i formatit, Eduart Grishaj.
Gjatë intervistës së tij për “Wake Up”, regjisori u pyet se cili ishte momenti më i vështirë për stafin gjatë këtij edicioni të dytë.
Eduarti foli pikërisht për ngjarjen e Luizit, për të cilën u shpreh se ishte diçka shumë e papritur për të gjithë produksionin, por sipas tij ishte një ngjarje e shpikur për të bërë për vete Kiarën.
“Më e papritura ishte kur Luizi po i thoshte Kiarës që jam i semurë me kancer, edhe ne u habitëm, por mendoj që ndonjëherë ti e harron fare punën e kamerave dhe fillon shpik histori për t’i marrë mendjen një goce“- u shpreh Eduarti ndër të tjera.