Shpallet Miss Universe Albania dhe Kosova, kush janë 2 vajzat që fituan

Mbrëmjen e së premtes është zhvilluar nata finale e “Miss Universe Albania & Kosova 2022”.

Kurorën e kësaj të fundit e ka fituar bukuroshja Roksana Ibrahimi, e cil u përzgjodh si më e bukura e këtij viti.

Ndërkohë, “Miss Universe Albania 2022” e fitoi Deta Kokomani.

Spektakli këtë vit u prezantua Soni Malaj dhe Teni Vllaçaj dhe u shoqërua me shumë performanca nga artistë të njohur si: Anxhela Peristeri, Gena, DJ Miss Rose, Manjola Nallbani, Capital T etj.

https://www.instagram.com/reel/CeqtB2Aqqxq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1d37305e-c238-42a3-83e0-495f7fff8496

Të gjitha biletat e të pranishmëve kanë shkuar në ndihmë të Ukrainës që prej disa muajsh është e pushtuar nga shteti rus.