Cindy Marina dhe Adelina Tahiri janë dy konkurrentet që mbetën në fund të garës së vallëzimit në “Dance Albania”.
Pas eliminimit të Melisa Lleshit gjatë mbrëmjes, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.
Diferenca e votave midis dy konkurrenteve është e ngushtë pasi luftohet vetëm për një përqindje fare të vogël që do të kthejë rezultatin.
Momenti i shpalljes së fitueses që ka arritur të fitojë zemrat e publikut në këto 14 javë vallëzimi mbërriti.
Kupa e ‘Dance Albania’ shkoi për Adelina Tahirin.
“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha këngëtarja e emocionuar ndërsa falënderoi sërish për mbështetjen.
Burimi: /RevistaClass