Edicioni i 72-të i Festivalit italian të muzikës ka përfunduar me një fitues pas pesë netësh spektakël. Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi” u shpallën fituesit e festivalit, duke lënë pas Elisa dhe Gianni Morrandi.
Fituesi i “Sanremo” ka mundësinë të shkojë në Eurovision për të përfaqësuar Italinë, por konfirmimi përfundimtar vjen gjatë konferencës tradicionale për shtyp që zakonisht pason finalen e festivalit.
Në rast se fituesit refuzojnë, RAI zgjedh një tjetër nga 25 këngëtarët në garë, pavarësisht nga renditja e tyre në finale.
Megjithatë dyshja ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.
“Do të shkojmë patjetër në Eurovision, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sidomos sepse do të mbahet në Itali”, tha Blanco.
https://youtu.be/Te236EDr_-k