Dyshja e njohur, Luiz & Kiara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas situatave që kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Luizi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij dhe dëshirën e madhe për ta zyrtarizuar lidhjen me Kiarën duke kërkuar një puthje prej saj.
Kiara në anën tjetër pret që gjërat të rrjedhin dhe nuk jep një përgjigje të saktë.
Një opinion për këtë temë i është kërkuar edhe shoqes së Kiarës në “E diell” ku na shokoi pak kur tha se shpreson që ajo puthje që të gjithë po presim (mes Luizit dhe Kiarës) të mos ndodh kurrë.
Pse kjo përgjigje?
Është dikush tjetër jashtë që e pret puthjen e Kiarës apo thjesht nuk i pëlqen Luizi?