Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha, i cili dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye.
Sapo është marrë vendim nga gjykata ku thuhet se futbollisti duhet të qëndroj larg ish-partneres së tij, gjykata ka theksuar gjithashtu se nëse Berisha nuk e zbaton vendimin do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë.
Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorinë Publike të Anadollit ku ka bërë dhe kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mërgim Berisha. Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetonin së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe po planifikonin të martoheshin muajin e ardhshëm.
Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku. Në peticion thuhej se Berisha i ka konfiskuar sendet personale Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’i marrë ato. Nga rojet e sigurisë së rezidencës së Berishës u aludua se ai ka dhënë udhëzime të qarta: “Mos e çoni Vllasaliun në vend”.