Xhevana Ndoj,ish-konkurrentja 20 vjeçare e Përputhen ka qënë e ftuar në një intervistë pas largimit të saj nga emisioni me Ronaldo Sharkën.
E pyetur se përse u fut në program,ajo tha se i pëlqen bota e televizionit.Sa i përket largimit ajo tha se ishte dramatike:
“U dha një takim që u konsiderua komplet sikur unë isha negative.Ma çensuruan takimin.Ishte takim i sforcuar,ma imponuan.Unë vajta për të bërë sqarim por përfundoi komplet ndryshe. Prisja të më largonin vetë.Isha shumë e stresuar”, – u shpreh Ana.
Ajo shtoi se pas sherrit me Endrin ku e quajti gay ka marrë kërcënime me jetë nga sms të ndryshme,madje shtoi se ka kaluar në depresion për disa kohë.
Ndërsa përsa i përket Bora Zemanit,Ana tha se ajo meriton gjithçka që do.