Kejvina Kthella ishte konkurrentja e “Big Brother VIP” e cila u skualifikua nga gara për shkak të dhunës fizike ndaj Luiz Ejllit.
Ashtu si shumë banorë të tjerë, edhe ajo ishte një nga ‘kundërshtaret’ e Luizit, me të cilin kishte përplasje të shumta në shtëpi.
Mirëpo, duket se pas daljes nga shtëpia Kejvina ka bërë një reagim pasi vuri re gjithë mbështetjen e madhe të publikut ndaj Luizit.
Modelja ka filluar të ndjekë në rrjetet sociale këngëtarin, duke lënë kështu pas përplasjet mes tyre brenda shtëpisë.
Jo vetëm kaq, por ajo ka ende video me të në profil.
“Shokët luftojnë por janë ende shokë“, shkruhet në postimin e Kejvinës, të cilën ajo nuk ka zgjedhur ta heqë nga profili, ndërsa disa postime të tjera në profilin e saj ka vendosur t’i fshijë.
Duke konsideruar çka ndodhi mes tyre brenda shtëpisë së BBV, një veprim i tillë është vërtet për t’u çuditur.