Edhe pse e konsideron ‘gabim trashanik’ faktin që e ndau me publikun lidhjen e saj, Fifi nuk ka ndërmend të dorëzohet e aq më pak të heqë dorë nga postimet me Adisin përtej gjithë kritikave.
Këngëtarja reagoi e revoltuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale duke shkruar se është e lodhur nga krahasimet dhe opinionet e turpshme, që sipas saj vijnë nga njerëz që i njeh.
“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”, tha Fifi.
Këngëtarja ka marrë kritika dhe ofendime te shumta, ku një ndër to e ka shpërndarë në “Story”.
“Na ke lodhur k*rin me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.”– i shkruan një ndjekës.
Ndërkohë Fifi ka reaguar:
Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë!
“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”- shkruan ajo në Instastory.
Artistja u ndal gjithashtu edhe te modelja Adrola Dushi e cila ka qenë e martuar me Adisin dhe kanë një djalë së bashku.
Fifi e cilësonte si një femër model duke shkruar se do e respektoj gjithnjë jo vetëm si nëna e djalit të partnerit të saj por edhe si grua punëtore.
“Adrola? Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë… Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”- u shpreh kengetarja.
Më tej, ajo ka postuar edhe disa fjalë qe ia thonë njerëzit për Adisin.
“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”- shkruan ajo.
Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Ata shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë.
Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.