Pak ditë më parë, Melisa Lleshi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” e ditën e djeshme foli për ndarjen e saj nga Andi.
Gjatë një bisede me Atdheun, Melisa ka treguar se pas ndarjes, ajo zbuloi se Andi e tradhëtoi me një shoqen e saj, duke bërë kështu që të humbasë besimin në dashuri.
“Nëse nuk më pëlqen një gjë thjesht zhdukem, ishin të njëjtat fjalë, të njëjta gjëra. Më vonë mora vesh që kishte shkuar me një shoqe time, jo shoqe e ngushtë, por prapë nuk bën”- tha ajo.
Mirëpo nga ana tjetër duket se Andi nuk ka ndejtur pa reaguar.
Disa orë pasi lajmi i Melisës bëri bujë në rrjetet sociale, Andi ka postuar pjesën nga një tekst kënge që të lë të mendosh se është një kundërpërgjigje për Melisën.
“Masi shumë po hani m*t, hajt lëpini akullore
Jam i etur hala, hala tu ba bujë“- thuhet në postimin e tij.