Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” iu bashkua së fundmi Melisa Lleshi.
Melisa u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen” dhe pas romancës me Andi Shehun, lidhje e cila ka marr fund tashmë.
Mirëpo, gjatë një bisede me një tjetër banor të shtëpisë së “BBV Kosova”, Atdhe Xharavinën, Melisa ka treguar për herë të parë se pas ndarjes nga Andi, zbuloi se ai e tradhëtoi me një shoqen e saj, duke bërë kështu që të humbasë besimin në dashuri.
“Nëse nuk më pëlqen një gjë thjeshtë zhdukem, ishin të njëjtat fjalë, të njëjta gjëra. Më vona mora vesh që kishte shkuar me një shoqe time, jo shoqe e ngushtë, por prapë nuk bën”- tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Andi ka treguar se është në një romancë të re dhe se vajza në fjalë nuk i përket botës së televizionit.