Mbrëmjen e djeshme ka çelur siparin Edicioni i 61 i Festivalit të Këngës në RTSH.
Mes emocioneve dhe figurave të njohura të muzikës shqiptare ka nisur udhëtimi i 4 netëve të magjishme të këtij Festivali.
Nën drejtimin e moderatores së mirënjohur Arbana Osmani dhe regji të Eduart Grishajt, nata e parë e këtij festivali rezervoi për publikun disa numra specialë, ku nuk munguan emra të njohur të artit të cilët dhuruan shumë emocione por edhe mesazhe shumë të forta për publikun.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e veçantë e moderatores Arbana Osmani e cila dukej një yll në këtë natë të parë të festivalit.
Fustani shumë i veçantë me një stil vajzëror është i markës Valentino dhe që kushton 4500 dollarë, getat me të cilat shoqëroi këtë fustan kushtonin 300 dollarë, ndërsa këpucët po të markës Valentino kushtonin 1200 dollarë, pra një total prej 6000 dollarësh.
Për katër netë me radhë Arbana Osmani do të drejtojë Festivalin më të rëndësishëm të Këngës në RTSH, ndërsa në fundjavë rikthehet në shtëpinë e saj mediatike në Top Channel për të nisur një tjetër projekt të sukseshëm, atë të BBV.