Shkatërrohet “Bugatti Veyron” i Cristiano Ronaldo-s, ja çfarë ndodhi

Një supermakinë, “Bugatti Veyron” në pronësi të Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në ishullin Majorca.

Një punonjës i yllit të Manchester United raportohet se ka qenë pas timonit kur makina humbi kontrollin dhe përfundoi në murin e një shtëpie.

Automjeti luksoz prej 1.7 milionë £ u dërgua në ishullin spanjoll së bashku me një Mercedes-Benz G-Class që Ronaldo ta përdorte gjatë pushimeve të tij verore familjare.

Pjesa e përparme e Bugattit është dëmtuar pothuajse plotësisht ndërsa shoferi ka shpëtuar mirë. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.

Ronaldo shkoi në Majorca me pesë fëmijët e tij dhe të dashurën Georgina Rodriguez më 14 qershor. Ata kanë marrë me qira një shtëpi luksoze dhe po shijojnë ditët me diell në super jahtin e futbollistit.