Prime-in e të shtunës, pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” prisnin që mes të nominuarve, i larguari të ishte Luiz Ejlli.
Mirëpo ndryshe nga dëshira e tyre, publiku vendosi që Luizi të vazhdojë garën, duke eleminuar Mikelën.
Ky vendim nuk i pëlqeu aspak banorëve, madje Kejvina deklaroi se nëse Luizi nuk largohej nga shtëpia, do të largohej ajo vetë.
Jo vetëm Kejvina, por shumë prej banorëve janë treguar të indinjuar nga publiku dhe produksioni përgjatë këtyre ditëve.
Më poshtë do të gjeni disa prej diskutimeve të banorëve me njëri-tjetrin në lidhje me vendimin e Luizit.
Kejvina: Do të pres të martën, nëse nuk del Luizi, do të dal unë, janë të gjithë të demoralizuar, Efi mezi pret të largohet.
Bjordi: Është si ata fëmijët e vegjël që e kanë llastuar, e lënë te bëjë cfarë të dojë se i bën te qeshin.
Tea: Kjo nuk duhet toleruar në një televizion kombëtar, në emisionin më të ndjekur, e duartrokasin, nuk e toleroj më, do të iki nga Shqipëria nëse nuk merren masa për këtë, do të iki që këtu do largohem nga Shqipëria.
Olta: Duartrokitjet e publikut për Luizin më lënë pa fjalë, më shqetëson shumë.
Dea: Ai e bën publikun për budalla, thotë ia hodha edhe ketë herë , gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta injorojmë atë.
Ronaldo: Unë e di si funksionon televizioni, ajo që ai bën pëlqehet dhe ka shikueshmëri, prandaj e mbajnë akoma brenda.
Kristi: E vetmja zgjidhje që mund të bëjmë është ta injorojmë dhe të mos flasim me të.
Është mëse e dukshme se kemi të bëjmë me një skuadër të plotë kundër Luiz Ejllit.