Shkak ish-konkurrentja e “Përputhen”, Atdheu zbulon arsyen e sherrit me Andin

Atdhe Xharavina dhe Andi Artani janë dy ndër banorët e “Big Brother Vip Kosova”.

Ata janë bërë të njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në programin “Përputhen”.

Në atë kohë dyshja u bënë miq të mirë dhe ky raport vazhdoi edhe pas përfundimit të emisionit.

Por dicka ndodhi dhe miqësia e tyre u prish. Deri më sot ata nuk kishin pranuar asnjëherë të flisnin publikisht për këtë temë, por gjatë një sfide të BBVK ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që dilnin në ekranin e madh, ata “u detyruan” të flisnin për këtë temë.

Pyetja ju drejtua Atdheut dhe ai tregoi versionin e tij.

Në atë periudhë Andi pati një romancë me ish-konkurenten e “Përputhen”, Sarën. Dyshja patën disa takime në program e duket se marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas kamerave. Menjëherë pas ndarjes së tyre, Atdheu tregoi se Andi ka dalë me Sarën. Pas rrëfimit të tij, Andi reagoi duke u shprehur se ka qenë i gjithi një keqkuptim.

https://www.instagram.com/reel/Cn5SrimqB6B/?igshid=YmMyMTA2M2Y=