Se fundmi, Einxhel Shkira realizoi nje video-live, ku ashtu dhe sic kishte njoftuar me heret, do te shuante cdo kuriozitet te ndjekesve.
Ne mesin e pyetjeve te shumta, nuk kishte si te mungonte ajo ne lidhje me Donald Veshajn.
Me konkretisht, Einxheli u pyet nese do marre ndonjehere pjese ne emisionin e binjakeve, “Me ler te flas”, pyetje se ciles iu pergjigj me “po”, por me nje kusht: “Ti japin sa me shume leke”.
Mirepo, si duket kjo deklarate nuk eshte pritur dhe aq mire nga ndjekesit, te cilet jane revoltuar ndaj saj ne komenteve.
Pas akuzave te ndryshme qe iu bene moderatores, ajo vendosi te reagoje serish nepermjet nje postimi te bere pak me pare ne InstaStory.
“Domethënë bëj një “live” të vetëm dhe konstatoj që shoqëria jonë ngelet një shoqëri maskiliste. Edhe më e keqja e di kush është? Më maskiliste se të gjithë janë vetë femrat. Dhe e keqja tjetër është se një mashkull mund të flasë lirisht për një vajzë, kurse një vajzë nuk mund t’ja përmendi emrin. As kur nuk është duke e sharë. Mua asnjëherë nuk më lejohet të jap mendimin tim. As të sqarohem, se qani të gjithë. Ju vazhdoni të mos më kuptoni mua, madje më keqkuptoni. Nuk e di pse e keni të vështirë ta dëgjoni të vërtetën. Edhe nëse nuk është e vërteta e të gjithëve, është e vërteta ime. Mezi paskeni pritur që unë të flas, dhe të vazhdoni të lehni. Ju e doni me të keq. Më vjen inat se të tjerët janë gati me heq edhe brekët e veta për klikime, kurse unë them të vërtetën. Einxhel flet se di të flas dhe mundet të flas”, tha Einxheli.
Nga ana tjeter, Einxhel mbremjen e djeshme rrefeu per here te pare pas kaq muajsh largimin “e fshehte” nga ‘BBV’.