Shifra marramendëse, konkurrenti i “Përputhen” tregon se sa fiton Bora Zemani për postim

Emisionit të dashurisë, “Përputhen”, së fundmi i është bashkuar streamer-i i njohur shqiptar, Ermir Gunga.

Megjithëse ai ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e emisionit, ka mundur të tërheqë mjaft vëmendje.

Teksa po diskutonte me ndjekësit e tij në kanalin Twitch, konkurrenti i “Përputhen” habiti pakëz me deklaratën e tij për Bora Zemani .

Ai tregoi se nga bizneset që Bora Zemani reklamon në story-n e saj në Instagram, të cilat zgjasin vetëm 24 orë, fiton më shumë se 15 mijë euro.

Shifra të kripura, sidomos kur merr parasysh afatin kohor. /Lokimagazine.com