Shifra marramendëse! Besi dhe Olsi tregojnë dhuratat më të shtrenjta që u kanë bërë partnereve të tyre

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata finale e programit “Zemër Luana”, ndaj ishte menduar një realizim ndryshe.

Në këtë puntatë pa të ftuar, ishte vetë Luana me dy kapitenët e saj që u vunë përballë sfidave dhe pyetjeve pikante.

Një prej këtyre pyetjeve për Besin dhe Olsin ishte të tregonin se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që u kanë bërë partnereve të tyre.

Olsi tregoi se i ka blerë Eglit një makinë me çmimin €22.000, ndërsa Besi u shpreh se gjithashtu i ka bërë dhuratë Xhensilës një makinë “Range Rover Velar” të fundit, mirëpo nuk pranoi të jepte një çmim.

Gjithsesi, me një kërkim të shpejtë rezulon se kjo makinë ka vlerën e një çmimi rreth €57.000.

https://www.instagram.com/reel/Co3CkAxAQnx/?igshid=YmMyMTA2M2Y=