Nje nga firmat me te njohura ne bote, Balenciaga, po perballet me nje periudhe te veshtire dhe me urrejtjen e shume njerezve qe pas publikimit te disa fotove tronditese.
Marka publikoi nje koleksion me foto te disa femijeve te veshur me aksesore qe i seksualizonin ata, ku permendim ketu zinxhiret dhe litaret apo postimet e tjera sataniste.
Shume njerez, perfshire edhe figura publike, kane filluar te flakin dhe te djegin produktet e blera ne “Balenciaga”, ne nje menyre bojkoti.
Pak me pare edhe modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka bere nje postim lidhur me kete situate.
Teksa ka publikuar nje foto me nje cante nga Balenciaga, Arbenita ka shkruar:
“Perpara se te filloni me: ‘ajo mbeshtet pedofiline per shkak te kesaj çante, ndalojeni aty!’ Une kam nje femije dhe kjo nuk mund te ndodhte kurre, edhe nese nuk do te kisha nje te tille. Kjo çante eshte e vjeter dhe kam disa te tjera qe i kam paguar me parate qe kam fituar, Dhe jo nuk po i hedh ne kosh sepse disa prej jush nuk e dine se sa stres, mund dhe kohe me ka marre per t’i blere. Natyrisht qe nuk blej me. Faleminderit”