Jehona e sfilatës së Valdrin Sahitit po vazhdon ende dhe pse janë bërë ditë nga mbarimi.
Së fundmi, në mediat onlinë u raportua se ka pasur tension mes Leonorës dhe Norës, shkaku i mospajtimeve të dikurshme për këngën “Sa t’kom dashtë”.
Në shkrimin që po qarkullon nga dita e djeshme, mes tjerash thuhet:
“Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të shoëbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar”.
Por, a është një gjë e tillë e vërtetë?
Nuk ka asgjë të saktë në këtë raportim, të paktën sipas burimeve të “PRIVE”, mes Leonorës dhe Norës as nuk ka pasur kunja e as tension.
Ky raportim është në kuadër të fenomenit “clickbait” duke krijuar shumë zhurmë për asgjë.