Azet është mjaft i dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Madje, ai herë pas here sjell hite të mira që më pas dëgjohen kudo në “clube” dhe jo vetëm.
Mirëpo, së fundmi një situatë aspak e mirë i ka ndodhur Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa.
Raportohet se eskorta e tij u sulmua në Vjenë.
Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku madje janë dëgjuar edhe të shtëna. Më herët u tha se shkak i këtij sulmi ka qenë pikërisht pagesa e Azet.
U tha edhe se në koncert nuk erdhën shumë persona e për pasojë ka patur një sulm mes sigurimit të Azet dhe klubit.
Por pronari i klubit ka folur lidhur me ngjarjen për ‘Insajderi’ duke sqaruar gjithçka.
Ai ka zbuluar se sherri nuk ka ardhur si pasojë e pagesës.
“Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kan rrahur çeçent, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjujtur me armë sigurimi,”– theksoi pronari.
Raportohet se teksa makina e këngëtarit Azet po largohej, sigurimi i klubit ka qëlluar me armë zjarri por aspak në drejtim të tyre.
Mirëpo ende nuk ka asnjë lloj reagimi nga Azet
Burimi: /Iconstyle