Në lokalin ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Shpëtim Metoli, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit, performoi reperi “Don Phenom”.
Ky i fundit ka folur nëse ishte i përfshirë në ngjarje.
Reperi reagoi përmes një video live në rrjetet sociale, ku qetësoi ndjekësit se nuk është përfshirë në asnjë përplasje, dhe se përleshja ndodhi pasi ai u largua nga lokali.
“Ka ndodh disa probleme, asnjë gjë nuk më ka ndodhur mua. Nuk kam asnjë problem, nuk e di cfarë ka ndodhur në koncert, pasi e kam mbyll unë koncertin. Unë kam ikur në shtëpi, gjithçka është në rregull. Marini s’ka asnjë problem. Unë këndova, aty ishin full goca, pastaj ika në shtëpi. Më thonë ca ka ndodh o kusho, unë s’kam asnjë problem me asnjë”, tha Don Phenom.
Deri më tani, për këtë ngjarje janë shoqëruar 12 persona.