Fatkeqësisht, ka disa tipologji të prindërimit abuziv, i cili mund të ndodhë me ose pavetëdije, në varësi të rrethanave, kushteve dhe botëkuptimit të të rriturve.
Është shumë e zakonshme që një fëmijë të manipulohet nga prindërit dhe ky manipulim ose gaslighting lë gjurmë edhe në procesin e rritjes.
Gaslighting është një formë manipulimi, në të cilin personi abuziv kontrollon realitetin e viktimës, duke e bërë këtë të fundit konfuz ose që të dyshojë veten dhe mendimet e tij.
Ka disa shenja që e tregojnë qartazi se kur ke qenë fëmijë, prindërit të kanë manipuluar:
1. Nuk je ndierë inteligjent/ e
Veprimi i parë që bën një prind abuziv është të të shtyjë të dyshosh në inteligjencën tënde. Është shumë më e thjeshtë të manipulosh një fëmijë që nuk është i sigurt në vetvete dhe në idetë e tij.
2. Je akuzuar për ekzagjërim të reagimeve të tua
Qoftë fëmijë apo i rritur, ti duhet t’i shprehësh emocionet e tua. Nuk ka asnjë kufi shprehie. Nëse lëndohesh nga diçka, mënyra e reagimit është mëse normale. Sigurisht, një prind manipulues i ndrydh këto ndjesi të tuat, duke të akuzuar se po e tepron, edhe pasi ka thyer limitet dhe barrierat e tua.
3. Je gënjyer për ngjarje të së shkuarës
Një tjetër mënyrë manipulimi është shtrembërimi apo ndryshimi i realitetit, rreth ngjarjeve që kanë ndodhur më parë. Një fëmijë e sheh prindin si model, ndaj e beson verbërisht atë. Një prind manipulues e përdor këtë.
4. Je ndierë nën presion për të ardhmen
Zakonsisht, prindërit manipulues vendosin për jetën tënde. Ata planifikojnë të ardhmen, marrin vendime dhe të prezantojnë me trajektoren që do të ndjekësh, edhe nëse ti nuk e aprovon. Për shembull, nëse babi yt ka zgjedhur një kurs/ shkollim/ profesion të caktuar për ty, edhe nëse nuk përkon me pasionin tënd, atëherë kemi të bëjmë me një rast manipulimi.
5. Rrethi i miqve të tu është tkurrur
Izolimi i fëmijës dhe shkëputja e tij nga miqtë është një tjetër shenjë e manipulimit. Një prind abuzues do ta tallë fëmijën në prani të miqve të tij, nuk do ta lejojë të dalë dhe të argëtohet, apo të krijojë kujtime dhe çaste të bukura.
6. Prindi nuk e ka pranuar kurrë që e ka gabim
Po, një gaslighter dhe manipulues nuk e pranon kurrë kur është gabim, edhe nëse ka lënduar, thyer limitet, apo ka ndërhyrë në privatësinë e fëmijës.
Burimi: Learning Mind, Anabel