Ndien nevojën për të ndryshuar që ta bësh atë të lumtur
Të gjithë ndryshojmë pak kur dalim me një partner të ri, në përputhje me shijet e tij individuale.
Mirëpo bëhet serioze puna kur ti e ndien të nevojshme të ndryshosh atë që je, pra, thelbin tënd, për të kënaqur partnerin tënd.
Duhet ta mbrosh partnerin/en para miqve ose familjes
Jo të gjithë mund ta pëlqejnë të dashurin ose të dashurën tënde aq sa ty. Mirëpo duhet të shqetësohesh nëse ka konsensus tek miqtë apo familja juaj se partneri juaj i ri nuk bën fare për ty.
Kritikat bëhen të shpeshta në marrëdhënie
Ai mendon se mesazhet që ti i dërgon çdo orë janë të bezdisshme dhe ta thotë këtë në mënyrë të përsëritur. Nëse syri kritik i partnerit tuaj po fillon të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, është koha të kërkoni të drejtën tuaj, ose t’ia mbathni.
Vret mendjen çfarë bën ai/ajo kur nuk është me ju
Ju të dy nuk mund të shkoni larg nëse keni dyshime se çfarë bën tjetri kur ju nuk jeni me të. Mbase e dashura jote e mban gjithë kohës telefonin në heshtje. Mirëpo ti duhet ta kuptosh kur çështja fillon të vijë erë.
Partneri merr vendimet më të rëndësishme
Ju bëheni bashkë kur i intereson partnerit dhe dilni vetëm me miqtë dhe familjen e tij. Ti mund të kesh qenë e ftuar në të gjitha festat e partneres tënde, por nuk e ke ftuar më atë pasi ajo ta ka bërë shumë të qartë që nuk është e interesuar.
Mungon seksi në marrëdhënie
Një marrëdhënie nuk duhet të rrotullohet vetëm rreth seksit, por seksi është i domosdoshëm. Nëse ndieni se personi ka të gjithë cilësitë e dëshiruara, por nuk funksionon raporti seksual, duhet të konsultoheni me një terapist seksi. Duhen provuar mënyra për të shtuar kiminë e lidhjes. Nevojitet patjetër një komunikim seksual për një lidhje afatgjatë.
Kërkon më tepër kohë për vete
Ti po vdes për pak kohë me veten tënde. Ndërkohë i dashuri po ankohet se sa rrallë shiheni me njëri-tjetrin. Pra, shpeshtësia e takimeve është shumë e lartë ose shumë e ulët. Është problem nëse nuk gjendet një e mesme e artë që të jetë e pranueshme nga të dy.
Ndihesh përgjegjës për lumturinë e tjetrit
Kur të filloni të ndieni se partneri juaj mbështetet tek ju dhe vetëm tek ju që të arrijnë ekuilibrin emocional, duhet të ngrini një flamur të kuq. Nëse çfarëdo që thoni ose bëni për ta qetësuar situatën kur ai mund të jetë i zemëruar, është e gabuar dhe e bën atë të ndihet më keq, atëherë kjo lidhje nuk funksionon.
Partneri kontrollon veprimet tuaja
Ky mund të jetë flamuri i kuq më i madh se gjithë të tjerët. Nëse kuptoni që ai ose ajo ju kontrollon kohën me familjen dhe shoqërinë, financat dhe rrobat tuaja, apo edhe çfarë tualeti bëni, këtë duhet ta merrni seriozisht.
Pyet veten nëse je në marrëdhënien e gabuar
Prirja për të shuar dyshimet që mund të keni rreth lidhjes suaj mund të përfundojë në një pendim të madh më vonë. Ne kemi prirjen të injorojmë dyshimet e vogla që mund të kemi mbi marrëdhënien, por kjo është e gabuar.