Vorbulla e një pëlqimi të ri të ka marrë, ama s’po e ndan dot të ka realisht qejf apo jo? Ndaj jemi ne, që të të tregojmë plot 6 shenja që ai të ka shumë, po shumë qejf.
1. Të shkruan çdo ditë
Nuk ka rëndësi sa mesazhe, ai kujtohet përherë për ty.
2. Hap tema të ndryshme bisede
“Vapë këto ditë, ë?”; “Ç’mendon ti për ngrohjen globale?”; “E di që pinguinët janë gjallesat më besnike?”. Nëse të tilla tematika nisin një bisedë, konfirmojmë: ai të pëlqen shumë…
3. Të mbështet
Vendimet e tua janë të rëndësishme edhe për të. Edhe nëse blen një fustan të ri, ai është ai që të mbështet në zgjedhjen tënde.
4. Gjen mënyra që të të qëndrojë afër/ prekë
Djemtë janë sa të komplikuar, aq edhe të thjeshtë. Diçka e dimë me siguri: kur bën kontakt fizik me ty, ndodh sepse të ka qejf.
5. Të tregon gjëra private
Kjo do të thotë se ka besim dhe se të konsideron një person të afërt.
6. Kur është me ty, harron telefonin
Nëse ti e ke këtë efekt tek ai, epo urime! Tashmë ke hyrë në mendjen e tij.
Burimi: /Anabel