1. Toni i tyre është gjithmonë i egër
Të drejtohet gjithnjë me zë prej dominanti si për të të kujtuar se është ai që drejton këtë marrëdhënie. Nuk janë kurrë në një nivel intonacioni me ju, të ndërpresin gjatë bisedës, por urrejnë të ndërpriten. Ky lloj komunikimi nuk ka “ne”, por “unë” mbi “ty”.
2. Marrin gjithmonë përsipër rolin e edukatorit
Gjithçka lidhet me njohuritë, talentin dhe çfarë ata dinë. Partnerë të tillë ndjejnë se duhet të të flasin me autoritet në çdo situatë dhe të të tregojnë si veprohet. Sipas tyre, ti nuk bën mirë asgjë prandaj ke nevojë të dëgjosh këshillat e tij. Kjo dashje pa dashje të bën të ndihesh inferiore dhe të kontrrolluar nga dikush që supozohet të jetë shoku dhe bashkëudhëtari, jo edukatori.
3. Ju sulmojnë gjatë gjithë kohës
Komunikimi i tyre është kaq arrogant sa të duket sikur ju sulmojnë gjatë gjithë kohës. Janë nervozë, të inatosur dhe nuk duan të dinë se si ndikon ky humor i keq i përsëritur në raportin tuaj. Eshtë diçka të mos jesh në humor një ditë dhe diçka tjetër të të flasi duke të sulmuar partneri.
4. Heshtja totale
Kjo është një nga llojet më të pashëndetshme të komunikimit. Patjetër që ka situata në të cilat është më mirë të heshtësh, por nëse kjo bëhet e vazhdueshme vetvetiu ndiheni të injoruar. E mira është që çdo problem të diskutohet dhe të dy të dëgjoheni prej njëri-tjetrit.
Burimi: Elite Daily