Mund ta largoni si mendim nga vetja sa të doni, por nëse gjuha e trupit dhe gjestet ju tradhtojnë, s’ju mbetet gjë tjetër veçse ta pranoni dhe të analizoni çfarë s’shkon.
Kur je gati për të tradhtuar partneren/in? Nëse e gjen veten tek pjesa më e madhe e shenjave më poshtë.
#1.
Nuk u thoni njerëzve se jeni në një marrëdhënie përveç rasteve kur ju pyesin.
#2.
I ngulni sytë të huajve sexy për një kohë të gjatë.
#3.
Po shpenzoni shumë kohë me dikë që sapo e keni njohur.
#4.
Mendoni se partneri mund të jetë duke ju tradhëtuar.
#5.
Kënaqeni më shumë kur nuk jeni me partnerin sesa kur jeni me të.
#6.
Keni një shok që s’do ta klasifikonit tamam dashuri platonike.
#7.
Fantazoni si do të ishte të ishit me dikë tjetër.
#8.
Nuk e përmendni më partnerin nëpër biseda.
#9.
Partneri nuk është i pari me të cilin doni t’i ndani lajmet e mëdha.
#10.
Fajësoni partnerin vazhdimisht për gjithçka.
#11.
I shkruani ish-ave tuaj.
#12.
Bëni sherre nga hiçi për asnjë arsye.
#13.
E dini ekzaktësisht se si do të tradhëtonit.
#14.
Jeni xhelozë sepse shoqëria rreth jush del nëpër takime me të huaj. Rrjedhimisht, ndjeni nevojën për ta bërë dhe ju!
#15.
Jeni të lumtur kur partneri largohet sepse mund të dilni nëpër club-e (nëse do të lejohej, sigurisht).
Burimi: Cosmopolitan