Gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother VIP” u zhvillua një lojë interesante dhe gazmore mes banorëve.
Me anë të zgjedhjes së rastësishme banorët u ndanë në grupe për dy, për të realizuar lojën me spaghetti, ku secili çift duhet t’a mbaronte sa më shumë të mundej.
Luizi dhe Olta ishin një prej çifteve të cilët duke ngrënë spaghettin përfunduan duke u puthur në buzë.
Gjithashtu Diola me Keisin dhe Nita me Dean u afruan po aq shumë, por këto të fundit arritën të shpalleshin fituese të lojës.
Ndërsa përsa i përket Kiarës ajo kishte rënë çift me Beatin e teksa të gjithë prisnin se sa do të afroheshin për të realizuar sfidën, Beati vendosi të mos rezikonte duke këputur spaghettin që në fillim për të mos shkaktuar kështu ndonjë xhelozi të mundshme tek Luizi.