Shakira ia arriti qëllimit! Ja gjendja e keqe e të dashurës së Pique-s pas këngës së saj

Shakira publikoi pak ditë më parë këngën “Monotonia” në bashkëpunim me Ozunën, një këngë që është cilësuar në rrjet si një rrëfim personal i Shakirës pas ndarjes nga Pique.

Nuk ishte faji yt, por as i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk thashë kurrë asgjë por më dhembte. E dija që kjo do ndodhte. E harrove se çfarë ishim dikur, krejt papritur nuk ishe më i njëjti, më le për shkak të narcizmit tënd”, këndon mes të tjerash Shakira.

Së fundmi, gazetari i njohur spanjoll, Jordi Martin në emisionin “Eyesight Channel” ka treguar se e dashura e re e Pique, Clara, është prekur shumë nga kënga dhe e gjithë vëmendja që ajo po merr.

Më thonë që Clara nuk shkon më as në punë në zyrat e “Kosmos”, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë”, ka thënë ai.